Zlatan Ibrahimovic do jetë pjesë e filmit të ri Asterix dhe Obelix

Shpërndaje

Lajmet se suedezi do të merrte një rol në ‘Asterix dhe Obelix:The Silk Road’ morën një konfirmim kur Zlatan Ibrahimoviç postoi një fotografi në faqen e tij në Instagram duke shkruar ‘Antivirus’, emrin e personazhit që do të interpretojë.

39-vjeçari u shfaq në festivalin Sanremo të Italisë në mars, ku ai këndoi një duet me trajnerin e Bolonjës, Sinisa Mihajlovic dhe tha se do të dëshironte të tregonte talentin e tij edhe në fushën e aktrimit.

Por lajmi se ai do të performonte në filmin Asterix, me regji të Guillaume Canet erdhi si një surprizë për të gjithë. Filmi është planifikuar për t’u publikuar gjatë vitit 2022, akoma nuk kemi një datë të përcaktuar të transmetimit në kimena.

Sulmuesi është renditur si golashënuesi më i mirë i Milanit me 17 gola në të gjitha ndeshjet këtë sezon.Ai ende nuk ka rënë dakord për një kontratë të re, edhe pse marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të fushatës.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »