Zbuloni klubin e ri te Manuel Pellegrinit

Pellegrini rikthehet si trajner për herë të katërt në Spanjë

Real Betis ka konfirmuar Manuel Pellegrinin si trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Nga njoftimi zyrtar i bërë nga klubi andaluz, ku i ka uruar mirëseardhjen, tekniku 66-vjecar mësohet se ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë për 3 vjet në drejtimin e Betisit.
Faktikisht, skuadra nga Sevija e dëshironte Pelegrinin që një vit më parë, kur Setieni la klubin, por në atë kohë Pellegrini ishte në drejtimin e skuadrës angleze të Uest Hem në Premier League. Ndërkohë që u largua nga andej gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar. Kështu u krijuan kushtet që Pelegrini si i papunë, të arrijë akordin për të marrë timonin e skuadrës së Betisit.
Kiliani është një trajner me një CV mjaft të pasur pasi ka drejtuar skuadra të mëdha si Real Madridi, apo Manchester City, ku madje me anglezët ia doli edhe të fitojë titullin kampion. Ndërsa në Spanjë ka drejtuar edhe Malaga e Vilareal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *