Zbulohet ekipi i mundshëm i Silvas

Do të largohet nga PSG, Thiago Silva mund të mbetet në Francë

Pas tetë sezonesh, Thiago Silva do të largohet nga klubi i Paris Saint Germain. Në fund të kontratës, mbrojtësi brazilian nuk do të rinovojë me parisienët.

Tashmë 35 vjeçari i duhet të gjejë një klub të ri për ta vijuar karrierën e tij futbollistike. Dëshira e Silvas është të luaj sërish në Europë. Dhe sipas informacioneve të “L’Equipe”, skuadra e Lyon ka shfaqur interes për të.

Media franceze raporton se Juninho dhe Bruno Cheyrou (drejtuesit e Lyon) kishin përfshirë emrin e Silvas, në listën e përforcimeve të mundshme për pozicionin e mbrojtësit të qendrës. Mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *