Vlerësohet 500 mijë euro, mësoni lojtarin më të shtrenjtë në Kategorinë Superiore

Shpërndaje

Kirian Nuabueze është futbollisti më me vlerë i Superiores. Sulmuesi i Laçit vlerësohet 500 mijë euro nga “Transfermarkt”, duke e ngjitur sulmuesin mes më të mirëve të Shqipërisë.

Në vendin e dytë, 19- vjeçari Ernest Muçi, i cili vlerësohet 475 mijë euro. Në të njëjtin pozicion edhe Ibraimi i Kukësit, ndërsa 50 mijë euro më pak Kordeiro i Partizanit. Në 12 vendet e para dominojnë lojtarët e Laçit, Tiranës dhe Kukësit.

Bardheblutë kanë 5 lojtarë, ndërsa verilindorët dhe kurbinasit nga tre futbollistë secili klub. Në vendin e parë pas shumë vitesh si skuadra më me vlerë ngjitet Tirana, me vlerën e përgjithshme të lojtarëve 5.33 milionë euro.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *