Vjen transferimi i madh te Barcelona

Shpërndaje

Vjen përforcimi i madh: Dua të transferohem te Barcelona.

Barcelona ka marrë përgjigje pozitive nga objektivi i madh i afatit kalimtar të verës.

Gini Wijnaldum dëshiron të transferohet te Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se mesfushori i Liverpoolit ka kërkuar nga skuadra kampione e Premierligës ta aprovojë shitjen e tij tek gjiganti katalan, transmeton lajmi net.

Barcelona ka identifikuar reprezentuesin holandez si përforcim të ri te skuadra e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

Mirëpo, ekziston një problem pasi përkundër dëshirës së futbollistit për transferim te Barcelona, Liverpool e konsideron mesfushorin një anëtar të rëndësishëm në formacionin e menaxherit Jurgen Klopp.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *