VIDEO/ Gafa më e madhe e bërë me VAR, në “Premier League” anuluan golin se…ngatërruan lojtarin

Shpërndaje

Në “Premier League” po vazhdon polemikat e mëdha edhe me aplikimin e teknologjisë VAR, por këtë herë bëhet fjalë për gafën më të madhe. Në ndeshjen e ËBA kundër Southampton, takimi u hap që në minutën e 4 pas golit të Diagne.

Por anësori do të ngrinte flamurin dhe çuditërisht me VAR u mbajt vendimi për të anuluar golin. Pamjet përsëritëse tregon se lojtari tjetër ngjitur me Diagne, Bartley, ishte futbollisti i vetëm që ishte në pozicion jashtë loje.

Megjithatë ky i fundit nuk e dërgoi topin në rrjetë dhe nuk kishte asnjë ndikim për portierin. Pra në dhomën teknologjike ka pasur ngatërrim mes futbollistëve pasi Diagne ndodhej në pozicion të rregullt. Gjithsesi ky gabim nuk do t’i kushtonte ËBA pasi fitoi në shifrat 3-0 ndaj Southampton. /Sport Ekspres/


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »