U aksidentua me makinë, ndërron jetë ish-futbollisti

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare, ish-futbollisti kroat, Slobodan Sudec.

Të shtunën pasdite, Sudec pësoi aksident me makinë, i cili ka rezultuar fatal, duke i marrë jetën. Sipas raportit të policisë, makina me të cilën po udhëtonte Sudec, u përplas me gardhin e një shtëpie dhe si pasojë ndërroi jetë ish-futbollisti.

Gjatë karrierës së tij, Sudec ka luajtur për Slaven Belupo në kampionatin kroat, ku u aktivizua në 84 ndeshje. Gjithashtu karrierën e mbylli në moshën 40-vjeçare, ku gjatë viteve të fundit si futbollist ishte pjesë e Komarnicës.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »