Thellohet skandali/ TV publik i Spanjës s’e përmend Kombëtaren e Kosovës as në reklamat para ndeshjes

Shpërndaje

Pas provokimit të gazetarit spanjoll i cili nuk përmendte emrin e Kosovës, televizioni publik i Spanjës vijon ta trajtojë në po të njëjtën mënyrë duke mos përmendur emrin e shtetit të Kosovës as në reklamat, pak orë para ndeshjes së sotme, e vlefshme për kualifikimn në Kupën e Botës 2022.

Mësohet se emri i shtetit të Kosovës nuk do të përmendet as gjatë ndeshjes, pasi komentatorët e kanë të ndaluar diçka të tillë. Madje nuk do të jepet në TV as momenti kur do të luhet himni i Republikës së Kosovës. Disa shqipatë që jetojnë në Spanjë, kanë raportuar për Gazetën Blic Sport se televizioni publik nuk i referohet kombëtares kosovare si Kosova, por si Federata e Futbollit e Kosovës. Më poshtë jepen dy fotografitë në lidhje me skandalin e televizionit publik.

Burimi: Joq Albania


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »