The Undertaker zyrtarizon tërheqjen, legjenda e WWE largohet pas 30 vitesh

“Nuk kam asgjë për të fituar, asnjë objektiv për të arritur. Loja ka ndryshuar dhe ka ardhur koha që të rinjtë të bëjnë përpara”.

Këto kanë qenë fjalët e legjendës së World Wrestling Entertainment, “The Undertaker”. Varrmihësi është tërhequr. Një lajm që pritej, por që ka befasuar gjithsesi të gjithë fansat e tij.

Mark William Calaway, ky është emri i tij i vërtetë, është ngjitur në ring për 30 vite dhe konsiderohet një simbol i këtij sporti.

Me 55 vitet e tij,  Calaway është wrestleri më i jetëgjatë i historisë së WWE. 208 centimetra i gjatë dhe mbi 140 kilogramë, The Undertaker është ngjitur në ring që nga 1990-ta dhe mund të thuhet se ka fituar gjithçka që mund të fitohej.

“Nuk e di, më duket se është momenti i duhur. Besoj se dokumentari (mbi jetën e tij) më ka ndihmuar ta kuptoj. Më ka hapur sytë mbi situatën dhe më ka ndihmuar të mos e gjykoj shumë ashpër veten në këto vitet e fundit. Tani i shikoj gjërat më qartë”, ka shkruar në rrjetet sociale.

Dhe fansat e tij nuk do të mund të bëjnë gjë tjetër përveçse të kujtojnë dyluftimet e tij, atë hyrje drithëruese në arenë dhe arkivolin e pamungueshëm në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *