Tërbohet Zhoze Murinjo, Bejlin do e stërvisë asistenti i trajnerit të Arsenalit: Nuk është normale kjo që po ndodh

Shpërndaje

ENFIELD, ENGLAND – NOVEMBER 04: Gareth Bale, Joe Rodon, Harvey White and Dennis Cirkin of Tottenham Hotspur during the Tottenham Hotspur training session ahead of the UEFA Europa League Group J stage match between Tottenham Hotspur and PFC Ludogorets Razgrad at Tottenham Hotspur Training Centre on November 04, 2020 in Enfield, England. (Photo by Tottenham Hotspur FC/Tottenham Hotspur FC via Getty Images)

Zhoze Murinjo nuk është aspak i lumtur për tre lojtarët e tij që do të shkojnë në grumbullim me Uellsin, sepse në mungesë të Rajan Gigsit (i pezulluar pas arrestimit për dhunën ndaj të fejuarës) në tri ndeshjet e ardhshme në stolin e kombëtares britanike, lojtarët e Totenhemit, Bejl, Dejvis dhe Rodon, do të vendosen nën urdhrat e asistentit të Gigsit, Albert Stuivenberg.

Ku qëndron problemi? Sepse ai është njëkohësisht edhe zëvendëstrajneri i Arsenalit dhe rivalët e “Topçinjve” nuk ndihen komodë për mënyrën se si mund të trajtohen lojtarët e tyre nga asistenti i Artetës në ndeshjet kundër SHBA-së, Irlandës dhe Finlandës.

Nuk është Gigs përgjegjës për këto ndeshje dhe më vjen keq për këtë. Në takimet e mëpërparshme ai më telefonoi, folëm për Ben Dejvisin, jo Bejlin, sepse Garet nuk ishte atje dhe ndamë opinionet për situatën, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur këtë herë.

Dhe fakti që një prej trajnerëve stërvit gjithashtu Arsenalin nuk më bën të ndihem i qetë, sinqerisht. Kombëtaret duhet të kenë trajnerë që të punojnë vetëm për ta, jo trajnerë që punojnë në klube”, tha Murinjo.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *