Telashet nuk kanë të sosur për Real para Interit

Shpërndaje

Los Blancos kanë marrë lajme të këqija para supersfidës me Interin në Ligën e Kampionëve. Listës së lëndimeve u shtohet edhe kapiteni Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll u largua nga fusha në minutën e 43-të në ndeshjen Spanjë-Gjermani.

Ramosi pësoi një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë dhe raporti zyrtar mjekësor e konfirmoi, gjë që u zyrtarizua edhe nga një njoftim i klubit madrilen.


Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe qendërmbrojtësi francez Varane u ndërrua pas pjesës së parë në ndeshjen Francë-Suedi, pasi pati probleme fizike dhe rrezikon seriozisht sfidën me zikaltërit.

Real Madridi do të takohet në Ligën e Kampionëve me Interin në “Guiseppe Meazza” të mërkurën më 25 nëntor.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »