Telashe para Anglisë për Rejën , mbrojtësi dëmtohet dhe humbet përballjen me “ 3 Luanët “

Shpërndaje

Marash Kumbulla


Telashe te Shqipëria pak orë para sfidës me Anglinë në Air Albania. Mbrojtësi Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim në menisk gjatë ndeshjes së fundit me Andorrën dhe në këtë formë do ta ketë të pamundur për të qenë present nesër ndaj “3 Luanëve”. 

Sipas Top-Channel, lojtari do të përgatitet për t’u rikthyer në Itali, për të kryer ekzaminimet e tjera teksa rrezikon edhe ndërhyrjen kirurgjikale. Një fatkeqësi për Kumbullën që është edhe në mes të sezonit me Romën, ndërkohë nga ana tjetër trajneri Edi Reja duhet të mendojë për zëvendësuesin 21-vjeçarit. 

Në organikë këtë herë është Arlind Ajeti, i cili mendohet të jetë më adapti për këtë sfidë ndaj Anglisë, duke marrë parasysh edhe eksperiencën e tij në kombëtare, por alternativë është edhe Federik Veseli. 


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »