Superiorja kthehet me dy ndeshje interesante, karta e Memellit dhe Bylis-Tirana ku diskutohen ekstremet

Shpërndaje

Sot në orën 16:00 do të luhen dy sfidat e para të javës së 31-të të Superligës. Bylisi do të presë në shtëpi Tiranën, ndërsa Skënderbeu do të luajë kartën e mbijetesës në transfertë ndaj Kastriotit. Në ndeshjen Bylis-Tirana, ballshiotët do të mundohen të shfrytëzojnë mundësinë e kalendarit, pasi kundërshtarët direkt për play-out, Kastrioti dhe Skënderbeu do të përballen së bashku. Nga ana tjetër, Tirana do të kërkojë fitoren në mënyrë që të mbajë gjallë shpresën për fitimin e titullit.

Kastrioti ishte një skuadër që kishte konsoliduar vendin e 7-të, por humbjet e fundit e kanë rrezikuar sado pak skuadrën krutane. Pas 30 takimesh, Kastrioti është vetëm 2 pikë larg nga Bylis dhe një tjetër disfatë do ta bënte situatën akoma kritike. Ndërkohë Skënderbeu pas fitores ndaj Bylisit, do të kërkojë fitoren ndaj Kastriotit, për tu futur si pretende kryesore e luftës për mbijetesë.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »