Stefani Frapart shkruan historinë si e para arbitër femër që gjykon një ndeshje të Ligës së Kampionëve

Shpërndaje

Për meshkuj kur Juventus u përball me Dinamon e Kievit të mërkurën e shkuar.

Stefani Frapart ka drejtuar edhe ndeshje futbolli për meshkuj më parë, si ajo e Super Kupës në vitin 2019.

Por roli i Frapart të mërkurën ishte takimi i parë i Ligës së Kampionëve për të.

Gjigandi italian Juventus është kualifikuar në raundin e të 16-ave të turneut.

Frapart, e cila mbush 37 vjeçe muajin tjetër, ishte e para femër arbitër që drejtoi një ndeshje të rëndësishme të kompeticionit të UEFA-s kur Liverpul u ndesh me ekipin e Çelsit në finalen e Super Kupës ne Stamboll vitin që shkoi.

Ajo gjithashtu ka arbitruar në finalen e Kupës së Botës për femra në vitin 2019 ku luajten Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballë Hollandës dhe gjithashtu ishte e para femër arbitër që drejton një ndeshje ne Ligën e Parë Franceze kur Amiens u ndesh me Strasburgun në prillin e vitit të shkuar.

Gjithashtu Frapart drejtoi ndeshjen e parë për të në Ligën e Europës në tetor ku Leiçester priti në shtëpi Zotime Luhanskun.

Kjo tregon një ecuri në industrinë e futbollit dhe arbitrimit ku ndeshjet e ligave për meshkuj po arbitrohen edhe nga femrat. Francezja Frapart ka drejtuar këto ndeshje me peshë shumë të madhe në mënyrë dinjitoze duke i hapur rrugë integrimit më të gjërë të femrave në industrinë e futbollit.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »