Sporti në zi/ Ndahet nga jeta biznesmeni dhe ish-presidenti i klubit shqiptar

Shpërndaje

Një lajm i trishtë la ardhur sot për botën e sportit. Ka ndërruar jetë Shukri Sylejmani, ish-presidenti Gjilanit.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vet klubi i Gjilanit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish-presidenti i klubit tonë, Shukri Sylejmani. Ish-presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollin e sportin vendor në përgjithësi.

Me kontributin e tij, në vitet e vështira të pasluftës, ai dha gjithçka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollin tonë. Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre. Prehu në paqe, president Shukri Syljemani”, shkruan klubi i Gjilanit në rrjetet sociale.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *