Sot shorti i fazës së grupeve; ja ndarja e skuadrave sipas vazove

Shpërndaje

Ka kaluar pak më shumë se një muaj nga finalet e Ligës së Kampionëve 2019-2020, të cilën Bayern Munich e fitoi kundër PSG. Edicioni i ri, megjithatë, është tashmë gati për të filluar seriozisht.

Sot, duke nisur nga ora 17:00, do të hidhet shorti i fazës së grupeve. Me katër skuadra italiane, që presin të dinë fatin e tyre: Juventus, Inter, Lazio dhe Atalanta. Tri konfirmime dhe një risi, bardhekaltrit, të cilët zunë vendin që vitin e kaluar i përkiste Napolit.

Si zakonisht, që kur u prezantua rregullorja e re për ndarjen në grupe të 32 ekipeve, kampionët në fuqi të Italisë do të jenë në mesin e vazove kryesore. Juventusi, pra, është përfshirë në vazon 1 të shortit. Tre italianët e tjerë, të gjithë do të vendosen në vazon 3, sipas koeficientit të tyre.

Vazo e dytë këtë herë premton të jetë një nga më të mirat ndonjëherë, me klube të mëdha si Barcelona ose Manchester City, deri te Manchester United, Atlético Madrid, Chelsea, Dortmund ose Ajax, skuadra që janë në gjendje të luajnë me të gjithë. Rreziqe, të cilave skuadrat italiane duhet t’u kushtojnë vëmendje.

Përbërja e grupeve nuk është ende përfundimtare, pasi ka ende tri ndeshje “play-off”-i për t’u luajtur: Salzburg-Maccabi Tel Aviv, Krasnodar-PAOK dhe Slavia Prague-Midtjylland. Pasi të jenë luajtur këto ndeshje, Lokomotiv dhe Marseille do të zbulojnë edhe diapazonin e tyre, më pas fotografia do të plotësohet.

Ja ndarja e skuadrave sipas vazove, para shortit të sotëm:


VAZO 1: Bayern Munich (GER), Sevilla (SPA), Real Madrid (SPA), Liverpool (ENG), Juventus (ITA), Paris Saint-Germain (FRA), Zenit (RUS), Porto (POR).

VAZO 2: Barcelona (SPA), Atlético Madrid (SPA), Manchester City (ENG), Manchester United (ENG), Shakhtar Donetsk (UKR), Borussia Dortmund (GER), Chelsea (ENG), Ajax (HOL).

VAZO 3: Dinamo Kiev (UKR), RB Leipzig (GER), Inter (ITA), Olympiacos (GRE), Lazio (ITA), Atalanta (ITA), Salzburg (AUT), Krasnodar (RUS).

VAZO 4: Club Brugge (BEL), Borussia Mönchengladbach (GER), Basaksehir (TUR), Rennes (FRA), Ferencváros (UNG), Lokomotiv Moscow (RUS), Marseille (FRA), Midtjylland (DAN).


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *