Skandal në Turqi! Te ish-ekipi i Cikalleshit e marrin lojtarin nga rruga, “fantazma” që vesh fanellën papritur

Shpërndaje

Një skandal i vërtet ka ardhur te Akhisaspori dhe këtë herë është Federata Turke e Futbollit që ka hapur hetim për ekipin e Ligës së Dytë, Akhisaspor, atje ku ka luajtur më parë edhe Sokol Cikalleshi. Në këtë skuadër kanë ndodhur shumë gjëra që janë kundër llogjikës normale. Fillimisht për t’u marrë me rastin e Martin Chisom. Futbollisti nigerian 20-vjeçar firmosi për ekipin e parë të Akhisaspor, ndërsa nuk kishte luajtur kurrë futboll më parë, madje as në nivelin amator.

Fanellën e Akhisaspor do ta vishte vetëm në prezantim dhe nuk ka luajtur asnjë nga ndeshjet e zhvilluara deri tani. Por ky nuk ishte vetëm rasti i vetëm pasi nga 27 transferimet në merkaton e dimrit, 13 prej tyre nuk kanë debutuar ende për klubin. Këta janë kryesisht lojtarë të rinjë që vinin nga liga e katërt dhe për këtë arsye është hapur hetimi.

/Sport Ekspres/


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »