Shtohen rastet me COVID-19, ndërpritet kampionati i parë Europian

Shpërndaje

Koronavorusi ka mbrërthyer keq mbarë botën dhe vijon përhapjen me shpejtësi. Pandemia famëkeqe po ndikon edhe te futbolli. Kështu, Çekia shteti i parë europian që ndërpret kampionatin për shkak të shtimit të madh të rasteve me të prekur nga Covid-19. Ky vendim drastik shqetëson jo pak edhe UEFA pasi 3 ekipe çeke marrin pjesë në Europa Ligë, Liberec, Slavia dhe Sparata Praga.

Për momentin, të 3 ekipeve i është dhënë e drejta për të luajtur në Europa Ligë, të paktën për takimet e para në fazën e grupeve. Pjesa tjetër e ndeshjeve mbetet për tu rivlerësuar. Në stadium për ndeshjet në program, nuk do të jenë të pranishëm asnjë tifoz përveç 350 personave, ku përfshihen organizatorët e takimeve, pjesëtarë të stafeve etj.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *