SHIHNI NJË SSC TUATARA TEKSA I LË TARGAT NJË BUGATTI VEYRON DHE MË PAS LËSHOHET NË 390KM/H

Shpërndaje

SSC Tuatara është vërtet një rraket në rrota dhe një nga supermakinat me më shumë potencial ditët e sotme. Ajo ndërtohet në Amerikë dhe fuqizohet nga një motor 5.9L twin turbo V8.

Pesha e saj është relativisht e vogël në 1250kg duke qënë se prodhon dhe jo pak por 1750kuaj. Me gjithë këto numra të çmendur besoj e kuptoni që nuk është e habitshme të krahasohet me makina si Bugatti.

Youtuberi i famshëm për supermakina, The Stradman, arriti të vinte Veyronin e tij përball një SSC Tuatara në aeroportin e Oregonit për një krahasim. Gara kryhet në formën e një rolling race, teksa Tuatara shihet që kalon Veyronin pa problem.

Në minutën 9:38 kemi pamje nga brenda të makinës teksa ajo lëshohet duke arritur shpejtësinë e 390km/h derisa mbaron hapësira. Sipas SSC, Tuatara mund të arrijë shpejtësi deri në 480km/h por askush ska pasur mundësinë ta testojë.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *