SG, ja sa kanë harxhuar sheikët për një… gjysmëfinale

Shpërndaje

Paris SG siguroi gjysmëfinalen e Champions për herë të parë pas 25 vjetësh, përderisa gjysmëfinalja e fundit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë ishte ajo e 1995-s, kur u eleminuan nga Milani. Gati 1,3 miliard euro të shpenzuara në 9 vitet e fundit iu deshën presidentit të klubit parizien Nasser Al Khelaifi për të prishur më në fund “mallkimin” evropian. Teksa tashmë, miliarderi nga Katari shijon triumfin, që mbetet gjithsesi të kompletohet me vajtjen e mundshme së paku deri në finale. Sidoqoftë, kreu i klubit francez është shprehur shumë i lumtur për arritjen në 4 më të mirat e Evropës, duke e konsideruar si dicka të mrekullueshme dhe që i nevojitet ekipit për ndryshimin e mentalitetit. Ndërsa nuk ka harruar pa falënderuar lojtarët dhe stafin drejtues. Ndër konfirmoi qëndrimin e Neymar dhe Mbappe.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *