Sane’-Bajern, ja shifrat e transferimit

Shpërndaje

Leroy Sane u zyrtarizua të premten si goditja e parë e madhe e Bayern Munich në merkaton e kësaj vere. 24-
vjeçari firmosi deri në vitin 2025, me bavarezët që paguan plot 50 milionë euro për kartonin e tij, plus 11 si bonuse te Man Siti, që ka edhe klauzolën
e 10% përfitim në rast rishitjeje.

Me këtë shifër të investuar për Sane’, kampionët e Gjermanisë kalojnë kuotën e 1 miliard eurove
të shpenzuara prej vitit 2000.
Ndërkohë, tepër i lumtur pas këtij transferimi është shfaqur vetë gjermani.

“Bayerni është një

klub i madh dhe me objektiva të mëdhenj, që më shkojnë edhe mua për shtat. Po shoh përpara për një sfidë të re dhe nuk mund të pres deri në

momentin që të stërvitem me skuadrën. E njoh Hansi Flick që në kohën e Gjermanisë U21 dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Dua të

fitoj sa më shumë trofe me Bayern, ndërsa prioriteti është Champions”

u shpreh.

Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *