Sadiku mungesë me ‘llogari’

Armando Sadiku gjendet vetëm një hap larg rekordit të dekadës, sa i takon golave të shënuar me Malaga. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare gjeti përsëri rrjetën në ndeshjen përballë Zhironas duke mbërritur në kuotën 13 për këtë sezon.

Ai mund të thuhet se është kthyer vërtet në njeriun vendimtar të sulmit të Malagas.

Ky ishte goli i 13 në një sezon të vetëm, që e mban atë në vendin e dytë për dhjetvjecarin e fundit si golashënuesin më të mirë të skuadrës spanjolle, pasi Rondon qendron në vendin e parë të kësaj renditjeje speciale me 14 gola në një sezon të vetëm.

Ndërkohë që aksush tjetër më parë nuk i është afruar kësaj shifre. Tashmë Sadikut i duhen vetëm 2 gola për ta kapërcyer dhe për të shkruar emrin e tij në historinë e Malagas. Mirëpo të enjten ndaj Rayo Valecanos atij i duhet të mungojë. Arsyeja? Ka mbushur numrin e kartoneve. Por gjithçka ishte e llogaritur për t’u kthyer I fresket për sfidat direkte për mbijetesr me Albacete dhe Deportivon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *