Rroca shkëlqen në Turqi, shënon 2 gola në 5 minuta

Shpërndaje

Eduard Rroca e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën e Parë turke. Ish-futbollisti i Kukësit dhe Luftëtarit, i transferuar në Turqi vetëm pas eliminimit të verilindorëve nga Ëolfsburgu në Europa League, rezultoi heroi i Istanbulsporit në fitoren 0-3 në transfertë ndaj Samsunsporit për javën e pestë të ka kampionatit.

Mesfushori 27-vjeçar realizoi dy herë brenda pesë minutave në pjesën e dytë (52’dhe 57’) gola që rezultuan vendimtarë në përcaktimin e fituesit, ndërsa finalizimi i Issah vulosi fitoren e ndaj Samsunsporit.

Në fushë, në këtë takim, në rolin e sulmuesit të avancuar, në ekipi ku luan Rroca, ishte Kristal Abazaj, i cili nuk mundi të linte gjurmë në këtë sfidë.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *