Ronaldo largon makinat nga garazhdi në Torino/ A po largohet CR7 nga Juventus ?

Shpërndaje

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, këtë mbrëmje është filmuar duke ngarkuar të gjitha makinat që ndodheshin në garazhdin e tij në Torino në një mjet transportues, çka duket se i ka shtuar zërat për një largim nga Juventus këtë verë.

Kohët e fundit, është përfolur shumë për largimin e portugezit nga Torino, dhe duket se ky veprim po e përforcon akoma më shumë këtë fakt.

Kamioni në të cilin këto mjete po ngarkohen, është pjesë e flotës së një kompanie transporti e bazuar në Lisbonë, çka në dukje tregon edhe destinacionin se ku këto mjete do të përfundojnë.

Mbëritja e këtyre mjeteve në vitin 2018 në Torino, ishte lajmëtari i parë që Ronaldo do të transferohej në Torino, dhe tani që këto mjete po ngarkohen, gjithçka duket edhe më e qartë për fatin e lojtarit. 

Burimi: Sportzona.al


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »