Rikthimi i Dermarkut ters per Parmen

Shpërndaje


Kastriot Dermaku u kthye titullar për Parmën. Dhe aktivizimi i tij në vend të të skualifikuarit Iacoponi rezultoi
vërtet i suksesshëm krah Alvesh në prapavijën e verdhebluve gjatë përballjes së të dielës kundër Interit në Serinë A. Për 77 minutat e qendrimit të
shqiptarit në fushë, Interi e pati të vështirë për të gjetur hapësira drejt portës së Parmës. Sapo ai u zëvendësua, atëherë erdhën dy golat e shpejtë të
zikaltërve me autorë De Vraj dhe Bastoni.
Në fund të ndeshjes, gjithsesi, ishte Dermaku që shprehu keqardhjen e tij, përderisa humbja erdhi pas një ndeshjeje të shkëlqyer të luajtur nga Parma.
“E kishim përgatitur shumë mirë këtë sfidë gjatë javës. Ndonëse ditët për ta përgatitur nuk ishin shumë. Pësuam dy gola të shmangshëm, në një kohë
kur mbrojtëm më së miri gjatë të gjithë ndeshjes. Madje, pas golit të shënoi Gervinho, patëm edhe raste për të realizuar të dytin. Ja që ndaj ekipeve të
mëdha si Interi, nuk mund t’i lësh asgjë rastësisë”.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *