Revulocion i madh te Milani, ky do të jetë posti i ri i Maldinit në klub

Shpërndaje

Maldini mund të mbetet te Milani, por në një post tjetër.

Paolo Maldini mund të qëndrojë te ekipi i Milanit, por në një rol të ndryshëm me postin e tij aktual të drejtorit teknik.

Maldini u promovua si drejtor teknik verën e kaluar, por fuqitë e tij do të përvetësohen nga shefi i Red Bull, Ralf Rangnick, i cili pritet të vijë te Milani.

Sipas mediumit italian Il Giornale, drejtori Ivan Gazidis së fundmi foli me 52-vjeçarin për të marrë një pozicion tjetër në hierarkinë e klubit.
Para drejtorit teknik, Maldini ishte drejtori i Milanit për strategji dhe zhvillim sportiv, duke punuar nën urdhrat e Leonardos për një sezon.

Ndërkohë, gazeta pretendon se ardhja e Rangnick mund të jetë më e shpejt sesa pritej nëse trajneri Stefano Pioli dështon në ndeshjet e tij të radhës.

Kështu, Rossonerët pritet të kenë një verë të ngarkuar dhe synojnë një ‘mini-revolucion’ në kërkim të kthimit të lavdisë së dikurshme të klubit.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *