REJA: Të Parët? Nuk e mendoja që…

Shpërndaje

Edi Reja duket se nuk e kishte menduar seriozisht mundësinë që të ngjitej në Ligën B me Shqipërinë. E ka pranuar hapur këtë në një intervistë të dhënë për gazeten “La Repubblica” në Itali ku e ka cilësuar tejkalim të të gjitha parashikimeve suskesin e arritur.

Kemi kaluar me të vërtetë çdo pritshmëri. Ishim në vështirësi të madhe pasi mes COVID dhe dëmtimeve nga 36 lojtarë të grumbulluar erdhën vetëm 23. Ishte një arritje që vlen dyfish, kush mund ta priste? Kishim në dispozicion djem që nuk luajnë as në Serinë B dhe nuk merren në konsideratë nga klubet e tyre por në kombëtare kanë treguar shpirt gare dhe përkushtim, kemi nxjerrë maksimumin prej tyre”.

Gjithashtu në Intervistën e tij, Reja flet mes të tjerash edhe për pamundësinë për të pasur lojtarë nga kampionati shqiptar që sipas këndvështrimit të tij nuk ka cilësi.


Problemii i vërtetë është se nuk ka asnjë lojtar në Shqipri’, tha Reja duke treguar se nuk e njeh Superioren Shqiptare.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »