Real Madrid vendos rekordin e çuditshëm, nuk ndodhte prej 40 vitesh

Shpërndaje

Një gjë e rrallë, por jo unike.

Real Madrid që nuk bën blerje në merkaton e verës është një lajm i bujshëm.

Los Blancos kanë kthyer tre lojtarë nga huazimet respektive: Martin Odegaard, Andriy Lunin dhe mbrojtësin e djathtë Alvaro Odriozola, por asnjë blerje në merkaton e kësaj vere.

Bëhet fjalë për një rast me të vërtetë special që nuk ndodhte prej plot 40 vitesh.

Siç ka shkruar Evening Standard, në fakt, përveç tre lojtarëve të përmendur më sipër që janë kthyer nga huazimet dhe që tani janë pjesë e skuadrës së parë te Real-it për sezonin 2020/21, klubi i Florentino Perez nuk ka bërë asnjë blerje.

Kjo ka ndodhur për shkak të krizës ekonomike të krijuar nga coronavirus, që ka detyruar madrilenët të konfirmojnë skuadrën e sezonit të kaluar.

Nuk ndodhte nga 1980-ta që Real Madrid të mos bënte merkato. Edhe në atë rast janë marrë tre lojtarë të ekipit të moshave në ekipin e parë.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *