Presidenti i Barcelonës befason të gjithë me vendimin që mori

Shpërndaje

Bartomeu tashmë ka marrë një vendim për vetën.

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pas grumbullimit të më shumë se 20 mijë firmave për mbajtjen e mocionit të mosbesimit ndaj tij.

Për televizionin katalanas “TV3”, numri 1 i Barcelonës u shpreh se nuk do të tërhiqet nga funksioni.

“Askush nuk po mendon të heqë dorë. Numri i firmave ka habitur dhe vetë promovuesit e mocionit të mosbesimit. Bordi i klubit do të vazhdojë punën për të ndërtuar një ekip sa më konkurues”

Deklaroi Bartomeu.

Bartomeu foli dhe për Lionel Messin, me të cilin pati një konflikt të madh gjatë verës teksa kapiteni i Barcelonës kërcënoi se do të largohej, por vendosi të qëndronte deri në përfundim të sezonit të ri.

“Nuk do të konfliktohem me të. Këto janë gjëra që diskutohen në rrugë private. Duhet të mundësojmë qëndrimin e Messit te Barcelona. Ai është kapiteni ynë dhe lideri jonë. E kemi parë se si është përgjigjur në fushë dhe çështja është zgjidhur përfundimisht”

Përfundoi presidenti Barcelonës.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *