Pochettino zbulon skenarët për rinovimin e Neymar dhe Mbappe

Shpërndaje

Dera e kthimit të Neymar te Barça është rihapur ditët e fundit. Braziliani vazhdon pa rinovuar dhe tashmë ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur sërish me Leo Messi. Ardhja e Joan Laporta në presidencën e Barçës ka ndezur zërat për të ardhmen e kapitenit argjentinas, i cili tani duket më afër rinovimit. Dhe vazhdimësia e Messit mund të nënkuptojë kthimin e Neymar në “Camp Nou”.

Pak më shumë se një vit para skadimit të kontratës së tij, braziliani mban pezull rinovimin, duke mbjellë nervozizëm brenda PSG, i cili nuk e konsideron skenarin e një transferimi diku tjetër. Kjo është theksuar nga presidenti Nasser Al Khelai dhe drejtori sportiv, Leonardo. Dje ishte trajneri i tij, Mauricio Pochettino, ai që sinjalizoi dëshirën për të vazhduar me Neymar:

Klubi po bën çdo përpjekje që të mbajë Neymar dhe Mbappé. Të dy kanë një angazhim të madh në skuadër. Si trajner jam optimist për vazhdimësinë e tyre. Për klubin është përparësi absolute që ata të qëndrojnë. Ne nuk mendojmë për një plan tjetër, pa këto lojtarë”.

PSG do të përballet me Manchester City në njërën nga dy gjysmënalet e Ligës së Kampionëve. Një duel mes Pochettino dhe Pep Guardiolës, të cilin argjentinasi e admiron thellësisht. Trajneri i PSG nuk kishte asnjë shqetësim për të lavdëruar katalanasin:

Më pëlqen të përballem me të, sepse konsideroj se ndoshta është trajneri më i mirë në botë”.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »