PES 2021 humbet liçensat e Milanit dhe Interit

Shpërndaje

Dhe skuadrat me siguri do të kenë emra të rremë

Duket se koha kur PES kishte ekipe të famshme me emra si Man Blue dhe North London, po vjen përsëri për Konami. Në veçanti, kompania japoneze njoftoi se PES humbi liçensat e dy skuadrave të njohura italiane.

Po flasim për AC Milan dhe Inter Milan, të cilat normalisht kanë ekzistuar me emrat dhe emblemat e tyre zyrtare në eFootball PES 2020.Sigurisht, ky ndryshim nuk do të ndikojë fare në PES 2020. Paraqitja e skuadrave nuk do të ndryshojë, e as nuk do të humbni lojtarët që keni marrë në myClub. Fatkeqësisht, efektet do të shihen në Pro Evolution tjetër, i cili me siguri do të përdorë emrat e ndryshuar.

Kompania u shpreh:

AC Milan ishte një përkrahës i fortë i serisë PES eFootball. I urojmë klubit të gjitha më të mirat në të ardhmen.
Duke ecur përpara, ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetet tona ekzistuese dhe të kultivojmë të reja në mënyrë që t’ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme me eFootball.

Me shumë mundësi, EA është ajo që korr të drejtat e këtyre ekipeve për FIFA 21. Për momentin, natyrisht, nuk ka asnjë deklaratë nga ana e saj, por logjikisht kjo do të ndryshojë së shpejti.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *