Përballja ndaj Bolivisë, Nejmar thyen rekordin 9-vjeçar të Leo Mesit

Shpërndaje

Ylli brazilian Nejmar, ishte një nga më të mirët në fushë, në triumfin 5-0 që Brazili arriti në shtëpi ndaj Bolivisë. Edhe pse nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, futbollisti i PSG-së rezultoi një “maestro” i vërtetë në fushë.

Sipas asaj që raporton “Opta” (faqja e specializuar për statistikat e futbollistëve), 28-vjeçari, në këtë përballje, kreu plot 18 driblime të sakta, duke thyer kështu rekordin 9-vjeçar që mbahej nga Lionel Mesi me 15 driblime në një ndeshje kualifikuese për Botëror në Amerikën Latine.

 O’Ney bëhet kështu “mbreti” i driblimeve në Amerikën Latine. Kujtojmë që 15 driblime Mesi i kishte regjistruar në ndeshjen e vitit 2011 ndaj Kolumbisë.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *