PAK HAPA PARA LËSHIMIT, BMW M3 E 2021 SHFAQET EGËR NË NURBURGRING

Shpërndaje

Një version i ri i BMW M3 është rrugës dhe dihet që është i shumëpritur nga fansat e BMW dhe jo vetëm. Seria G20 akoma nuk ka dalë me versionin M, përveçse atij të M340i. Ajo që dihet është se M3 G20 do të jetë më i fuqishëm, do të ketë amortizim më të mirë dhe sigurisht sistemin e ri xDrive të selektueshëm nga BMW.

Në video ka dhe komentim të zhvillimit në brendësi të fabrikave të BMW në Nurburgring, ku flitet për përmirësim të ABS dhe sistemeve të kontrollit duke ju afruar kështu më afër limiteve të kthesave. Me fuqinë në rritje të makinave ditët e sotme këto sisteme luajnë një rol të rëndësishëm në ngarjen e tyre. 

Gjithashtu thuhet që M3 i ri do të ketë një timon më të komandueshëm dhe ndryshë nga makinat e tjera. Pra një modifikim i ndjenjës së drejtimit të makinës, gjë e cila mund të rezultojë në diçka shumë të mirë ose shumë të keqe.

Ajo që vihet re dukshëm është që M3 G20 nuk do të ketë atë grilën gjigande nga seria 4. Shyqyr zotit.

Akoma e shfaqur me kamoflazhin tipik, por kjo video na afron më shumë me pamjen e saj të vërtetë. 

https://youtube.com/watch?v=1yISYPhVyMk%3Ffeature%3Doembed


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *