Nuk ka rinovuar ende me Barcelonën, Interi “luftë” Juventusit për futbollistin katalanas

Shpërndaje

Portieri i Barcelonës, Mark Andre ter Shtegen, nuk ka rinovuar ende kontratën që i skadon në vitin 2022. Janë të ndryshme klubet europiane që kanë kërkuar gjermanin me vitlindje 1992: mes tyre, sipas raportimit të së përditshmes “Mundo Deportivo” (e mirinformuar nga lajmet pranë katalanasve), ndodhet edhe Interi.

Pas Juventusit, Çelsit dhe Bajernit të Mynihut, zikaltrit janë klubi më konkret që i ka kërkuar mbrojtësit ekstrem të mos e rinovojë kontratën për t’u transferuar në Milano sezonin e ardhshëm për të marrë trashëgiminë që do të lërë Samir Handanoviç.

Gjithmonë sipas tabloidit, megjithatë, hipoteza më konkrete është ajo e rinovimit me Barçën.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *