“Ngrin” klubet: Ligji për Sponsorizimet nuk ndryshon, njerëzit që sjell Duka mendojnë ndryshe nga ai

Shpërndaje

Armand Duka dha sinjale pozitive nga takimi me kreun e qeverisë, Rama, mirëpo pasditen e sotme ishte edhe një herë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anlia Denaj e cila ka deklaruar se dikasteri që ajo drejton i qëndron variantit aktual të Ligjit për Sponsorizimet. Në një lidhje direkte në “News 24”, me gazetaren Enxhi Biba, Denaj deklaroi se përfaqësuesit e sportit kanë pranuar të tjera variante nga ai që ka deklaruar kreu i FSHF-së sot.

Më herët jemi takuar këtë javë me përfaqësuesit e Ligës për të diskutuar disa nga pikat që kanë shtruar për zgjidhje në Minstrinë e Financave. Ne kemi ardhur me një propiozim shtesë në kuadër të Ligjit të Sponsorizimit dhe shpresojmë që të diskutimi  të vijojë për një zgjidhje permanente. Sot mund të flasim vetëm për dialog dhe zgjidhjen do ta shikojmë në ditët në vijim nëse të dyja palët do të duhen të kuptojnë cilat janë argumentat nga Minsitria e Financave dhe përse japim këto propozime.

Nga pala e Minstrisë ne kemi qenë gjithmonë të hapur për dialog dhe jam shumë e kënaqur që u ulëm për të folur, sepse nuk mund të flasim në distancë, ndërkohë unë dhe më herët në daljet publike e kam adresuar se përse nuk pranojmë pikën e tyre të parë të tatim-fitimit që një pjesë e konsiderueshme të shkojë automatikisht në formatin që ata kërkojnë. Ligjin e Sponsorizmit përtej dy ndryshimeve të bëra më herët, propozojmë dhe një të tretë, për të rritur investime dhe financimet në sport.

Pra, ne i qëndrojmë linjës duke sjellë një element të tretë për ta pasuruar dhe dhënë nxitje më të mëdha. Për TVSH-në i mbahemi direktivës së BE-së dhe nuk mund të lëvizim jashtë saj. Me palën tjetër, ksihim mirëkuptimin e tyre dhe ishin të kënaqur me atë që u kishim ofruar, ndërsa gjobat është çështje më e gjerë se sporti. Ështën një ndryshim që kërkon një qasje për të gjitha gjobat. Duhet parë në  totalitet, nuk ka të bëjë vetëm me Ligën.

Çështja kryesore nuk lidhet me fondin, por me mënyrën e realizimit. Ne i qëndrojmë që bizneset që kanë interes të sponsorizojnë të ndjekin Ligjinj e Sponsorizimit dhe element të veçantë të tij. Liga ka kërkuar më herët që një pjesë të shkëputet nga tatim-ftimi dhe të kalojë te sporti dhe futbolli. Ne mendojmë që Ligji Sponsorizimti është rrugëtim më i qëndrueshëm, më i saktë dhe më transparent. Ky është qëndrimi i Minsitrisë së Financave.

Nuk mund të debatoj me zotin Duka, po të ishte në tavolinë, do të bisedonim për këto gjëra. Ai dërgoi persona të tjerë, të cilët ishin të mendimit ndryshe”, u shpreh për “News 24” Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *