Neymari kalon rekordin e Ronaldos/ ‘’Fenomeni’’ e përshendet: Fluturo, djalosh! Po shkruan një histori të bukur!

Shpërndaje

Parakalimi nga Neymari si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kombëtares braziliane e ka gëzuar jashtëzakonisht shumë ish-yllin e futbollit botëror Ronaldo (Fenomeni).

Ish-kampioni i botës në vitin 2002 përshëndeti me fjalë të përzemërta dhe kuroja yllin e PSG-së dhe Brazilit. Nejmar arriti në kuotën e 64 golave me fanelën e “kanarinave” falë tripletë së shënuar në ndeshjen e fundit ndaj Perusë duke lënë pas “Fenomenin” me 62 gola. Vendi i parë mbahet nga Pele me 77 gola.

Mesazhi i Ronaldos drejtuar Nejmarit

I gjithë respekti im shkon për ty, Nejmar Jr! Ai luan shumë, jep shumë, driblon dhe të fshikëllen. Qielli është kufiri! Fluturo, djalosh! Çfarë historie të bukur po shkruan! Një lojtar i matur dhe i kompletuar! E di që presioni jashtë fushe është shumë më i vështirë për t’u menaxhuar sesa kur luan me topin. Tani më thuaj: nga vijmë ne dhe ku shkojmë? Kush na e tregon se çfarë është e pamundur?! Vazhdo të besosh në instiktet e tua sepse talenti është i yti dhe askush s’mundet të ta marrë. Ke shumë rekorde për të thyer! Krenar të shikoj një brazilian në majë”.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *