“Ndeshja me Shqipërinë e panevojshme”, flet Shaland: Ja pse nuk fituam në Ligën e Kombeve

Shpërndaje

Shqipëria dhe Kosova do të përballen ditën e nesërme, në miqësoren vëllazërore, duke filluar nga ora 16:00. Në prag të kësaj sfide miqësore, në konferencë për mediat ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, i cili është shprehur se nuk ishte e nevojshme që të zhvillohej kjo ndeshje, teksa sqaron edhe arsyen pse dardanët dështuan të fitojnë në ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve.

E kemi të qartë nuk është aspak një situatë e lehtë, po përballemi me Covidin. Besoj nëpër vështirësi të njëjta është duke kaluar edhe kombëtarja e Shqipërisë. Për mua nuk ka qenë patjetër që të zhvillohet kjo ndeshje.

Shqipëria është një ekip shumë i mirë, ka lojtar që luajnë në liga të forta dhe ka lojtar që janë shumë kualitativ.

Është e qartë se pse nuk kemi fituar në ndeshjet e këtij sezonit të Ligës së Kombeve pasi që kemi qenë të fokusuar vetëm tek Maqedonia e Veriut.

Daku ka luajtur ndeshje të mira, është i ri dhe ka shënuar shumë gola. Kështu që, më duhej ta ftoja. Për mua është e rëndësishme të ftojë lojtarët më të mirë, jo për t’u dhënë kënaqësi. Pasi nuk kemi shënuar shumë gola me Kombëtaren dhe ai ka shënuar, kjo është arsyeja që e kemi ftuar. Dua të kem konkurrencë sa më shumë në ekip”, u shpreh Shaland.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *