Ndahet nga jeta trajneri i shquar i Atletikës Shqiptare

Shpërndaje

Është ndarë nga jeta trajneri i shquar i Atletikës Vildan Tufi, njëkohësisht pedagog i Edukimit Fizik në Universitetin e Shkodrës. Ai ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare.

Vildan Tufi është një prej emrave më të mëdhenj të Atletikës shqiptare nga duart e të cilit kanë dalë kampionë të mëdhenj kombëtar, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë.

Mësohet se muajt e fundit ai po vuante nga një sëmundje e rëndë që ia shkurtoi jetën.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj “Facebook”, ka shprehur trishtimin për humbjen e Profesor Vildan Tufit.

Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta!

Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai.

E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli, për tu larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht.

Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.

Pushofsh në paqe Profesor Vili!

Do të na mungosh!”-shkruan Ademi.

Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta!Një humbje e madhe për sportin…

Posted by Voltana Ademi on E Diele, 18 Tetor 2020

Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *