NBA në telashe para rifillimit, 4 lojtarë pozitivë me Covid-19

Shpërndaje

Situatë aspak optimiste në NBA, një muaj para rinisjes së kampionatit. 3 basketbollistë të Sacramento Kings dhe një i Indiana Pacers kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Te skuadra e Sacramento kanë dalë pozitiv me koronavirus lojtarët Buddy Hield, Jabari Parker dhe Alex. Ndërsa te skuadra e Indiana ka rezultuar pozitiv basketbollisti Malcolm Brogdon. Të katërt këta lojtarë janë në karantinë.

Të katërt këta lojtarë kanë dalë pozitivë pas testeve që kanë kryer të gjitha ekipet, para fillimit të fazës përgatitore. Duke parë se ka ende një muaj kohë deri në rifillimin e kampionatit (30 korrik), trajnerët shpresojnë t’i kenë lojtarët në Orlando, ku do të luhet pjesa e mbetur e sezonit.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *