NADAL NË HISTORI, JA SHIFRAT E ÇMENDURA PAS TRIUMFIT NË ROLAND GARROS

Shpërndaje

Rafael Nadal skalit emrin në historinë e tenisit. 34-vjecari spanjoll, nr.2 i botës triufmoi në edicionin e 119-të të Roland Garros, pas një finaleje prej 2 orësh e 41 minutash kundër Novak Xhokovic, lider i renditjes botërore.

Serbi u dorëzua në tre sete 6-0, 6-2, 7-5. Nadal e shndërroi në legjendar bilancin në turneun francez, duke fituar trofeun për herë të 13-të dhe duke shijuar suksesin e 100 në tokën pariziene.

Ai u bë tenisti i tretë i historisë, që prek një kuotë të tillë në një Grand Slam, pas Isner dhe Federer. Gëzimi i Nadal ishte i natyrshëm, në një kohë kur është shprehur se historia e dashurisë me Parisin mbetet speciale.


Ai vertet ka fiksuar shifra prej kampioni, që e bëjnë edhe të arrijë Federer pasi ka fituar 20 Gran Slam aq sa zvicerani, I cili e ka përgëzuar.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *