MURIQI GATI TË TREGOJË MUSKUJT ME LAZION

Shpërndaje

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi pritet të debutojë në kampionatin italian këtë fundjavë. Sipas mediave italiane, me shumë mundësi Muriqi do të jetë nga minuta e parë për shkak se do të mungojë sulmuesi italian, Ciro Immobile, i pezulluar.

Pastaj, i gatshëm nuk do të jetë edhe sulmuesi Felipe Caicedo, i cili për shkak të gjendjes fizike jo të mirë, nuk mund të jetë nga minuta e parë.
Muriqi në fillim të muajit filloi stërvitjet pas një lëndimi të gjatë dhe infektimit me koronavirus. Ai në ditët e fundit ka filluar edhe stërvitjet në grup.

Ndërkohë në daljen e tij për mediat me rastin e prezantimit zyrtar si lojtar bardhekaltër, sulmuesi nga Prizreni foli me superlativa për Lazion dhe shokun e tij të ri të repartit Ciro Immobilen. Ndërsa theksoi se mezi pret të luajë derbin ndaj Romës dhe të ndihmojë bardhekaltrit të marrin suksesin.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *