Milani gjen zëvendësuesin e Ibrës, “EL Tanque” pret zbarkimin në “San Siro”

Shpërndaje

Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Milani, pasi palët nuk kanë gjetur ende një marrëveshje për rinovimi. Suedezi pritet t’i japë fund aventurës me italianët, pasi afrimi i Ralf Ragnick mund të ndryshojë strategjitë.

Drejtuesit kanë pikasur dhe zëvendësuesin e shtatlartit. Fjala është për sulmuesin e San Lorenzos, Adolfo Gaich. Ky i fundit mendohet si një Lautaro 2. Drejtuesit e “Djallit” shpresojnë të bëjnë një goditje po aq të mirë sa Interi.

21-vjeçari është i fuqishëm, pasi ka 190 cm dhe ka shënuar 5 gola në 12 ndeshje. “El Tanque” është nofka e tij nisur nga forca që e karakterizon. Lazio dhe Roma janë ekipet e tjera që e vëzhgojnë futbollistin.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *