Milan me oferte zyrtare per Milot Rashicen

Shpërndaje

Milot Rashica pritet që gjatë verës të bëhet me ekip të ri.

Ralf Rangnick nuk ka ende kontratë zyrtarisht me Milanin, mirëpo ai pritet ta marrë rolin e trajnerit dhe drejtorit sportiv të klubit. Tashmë thuhet se ai e ka identifikuar Milot Rashicën si lojtarin të cilin e do në skuadrën e tij të ardhshme.

Milot Rashica ka qenë njëri ndër lojtarët më të spekuluar për të ardhmen e tij gjatë këtij sezoni, pasi që forma e tij e mirë kishte bërë që për të të interesohen shumë klube të mëdha evropiane, në mesin e të cilave Milani dhe Leipzigu, transmeton express.

Rangnick aktualisht e mban pozitën e kreut për zhvillim sportiv në Leipzig, megjithatë ai pritet ta shkëmbejë këtë post për atë të trajnerit të Milanit këtë verë.

Mediumi SID raporton se Rangnick tashmë e ka kontaktuar Rashicën dhe ia ka bërë atij të qartë se e do në skuadrën e Milanit, kur ta marrë vetë drejtimin e kuqezinjve.

Rashica ka klauzolë për shkëputjen e kontratës me Bremenin në vlerë prej 33 milionë funtesh, mirëpo kjo klauzolë do të ulej në 13 milionë funte nëse Bremeni do të binte nga Bundesliga këtë sezon.

Pikërisht rënien e Bremenit nga Bundesliga dhe transferimin e Rashicës për një shumë të ulët e donin shumë klube, si Leipzig e Milani, dhe dëshira e tyre për pak sa s’u plotësua. Megjithatë, të hënën klubi gjerman e fitoi përballjen me Heidenheimin në barazh dhe e siguroi kështu pjesëmarrjen në Bundesligë edhe për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Rashica pritet të largohet prapëseprapë nga Bremeni gjatë afatit kalimtar të verës, por Leipzigu nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm t’i shpenzojë paratë e nevojshme për ta blerë Rashicën.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *