Messi tek Inter? Vjen lajmi që askush nuk e priste

Shpërndaje

Po vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm të Messit tek skuadra e Interit.

Drejtori sportiv i Inter, Beppe Marottas, ka deklaruar se skuadra e tij nuk mund të transferojë Lionel Messi.

Sipas Marottas, për të realizuar transferime të tilla, duhet që skuadrat të jenë të qëndrueshme financiarisht.

Ditëve të fundit ka pasur spekulime të shumta, me Interin që përmendej se mund të ofronte Lionel Messin.

“Asnjë klub italian nuk mund të kryejë një transferim si ai, me pronarët që duhet të japin një kontribut të madh, kështu që me rregulloret e Fair Play financiar, ne duhet të jemi të qëndrueshëm”, ka deklaruar Marotta.

“Ne kemi nevojë të kthejmë Serie A në një ligë ku vijnë kampionët dhe nuk largohen. Debati ka të bëjë me të drejtat televizive, por gjithashtu duhet të vlerësojnë se çfarë po shesim, dhe emrat e yjeve rrisin vlerën e markës”.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *