Makina elektrike e Sony është ende në zhvillim

Shpërndaje

Nuk e dimë nëse e dije apo jo, por edhe Sony e ka një projekt për një makinë elektrike.
Prototipi Vision-S ka mbërritur së fundmi në Tokyo për zhvillime të mëtejshme, kështu thuhet në videon e publikuar së fundmi, i cili për fat të keq nuk zbulon shumë detaje. 
Teste në rrugë publike, avancime në teknologjitë audio dhe sensorët janë faza në të cilën ndodhet tani.
Në video duket makina dhe pak detaje. Një nga aspektet më të bukura është kroskoti i cili është i gjithi ekran, në vend të butonave apo çelësave tradicionalë.
E vetmja traditë e respektuar është leva e sinjaleve dhe butonat në timon.
Një design goxha elegant së jashtmi, mbuluar me një veshje argjend mat i cili i shkon shumë.
Detaji më i bukur është drita LED në pjesën e përparme dhe të pasme të cilat nisin të ndizen anash dhe takohen në mes nga ku formojnë edhe logon e vetë automjetit.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *