Lewandowski zbulon tre futbollistët që i kishte idhuj në fëmijëri (FOTO LAJM)

Shpërndaje

Robert Lewandowski foli për fëmijërinë e tij dhe idhujt në një intervistë me ish fituesin e “Topin të Artë”, gjermanin Lothar Matthaus.

Për mikrofonat e SportBild, ai ka thënë se Roberto Baggio, Alessandro Del Piero dhe Thierry Henry ishin idhujt e tij në kohë të ndryshme.

“Mbaj mend që kur isha gjashtë vjeç ishte vetëm një idhull për mua: Roberto Baggio”.

“ Më vonë Alessandro Del Piero u bë modeli im, e admirova shumë. Sidoqoftë, ende nuk mund të gjykoja saktësisht se çfarë karakterizonte stilin e tij të lojës, isha shumë i ri”.

“Më vonë më goditi legjenda e Arsenalit, Thierry Henry. Lëvizjet e tij, golat dhe fitoret e tij: ato ishin cilësitë që doja të kisha. Doja ta imitoja në gjithçka”, tregoi Lewa.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »