Legjenda braziliane duartroket vendimin e Duglas Kostës: Më mirë që iku nga Juvja

Shpërndaje

Në editorialin e tij për rrjetin “Betfair”, ish-fantazisti Rivaldo duartroket zgjedhjen e Duglas Kostës për të lënë Juventusin dhe për t’u rikthyer te Bajerni i Mynihut.

Unë kam qenë dhe jam një fans i Duglasit, por te Juventusi gjërat nuk shkuan asnjëherë mirë për atë. Kosta është një futbollist që ka nevojë për të luajtur me vazhdimësi dhe zgjedhja për t’u kthyer aty ku shprehu futbollin më të mirë të tij, ishte zgjedhja më e mirë.

Bajerni i Mynihut mendoj se do t’i japë më shumë hapësirë Duglas Kostës sesa në Torino. Dhe nëse ai gjen vazhdimësinë, jam i bindur se do të jetë një armë e fortë edhe për kombëtaren tonë braziliane. Si Kosta, për shpejtësi dhe driblime, ka pak në qarkullim”, tha Rivaldo.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *