Lamborghini Essenza SCV12 nuk do të jetë i ligjshëm për tu vozitur në rrugë publike

Essenza SCV12 është pashaporta më speciale për botën eksluzive të Lamborghini, kështu thotë vetë kompania.

Emri është frymëzuar nga Scuadra Corse, departamenti i motorsportit të kompanisë, pikërisht e kundërta e asaj që Ferrucio Lamborghini donte që makinat e tij të përdoreshin kur themeloi kompaninë në 1963. Por nën pronësinë e Volkswagen, Essenza është e projektuar vetëm për pista garash, totalisht e jashtligjshme të vozitet në rrugë publike.

200728102128-01-lamborghini-scv12-exlarge-169.jpg

Nëse arrin të jesh një nga 40 fatlumët që do të mund ta blejnë një, kompania rekomandon që ta mbajë ajo për ty, në një garazh special tek zyrat e tyre në Itali. Pronarët do të kenë mundësinë ta shohin sa herë të duan nëpërmjet kamerave. Nëse dëshiron ta ngasësh, Lambo do ta sjellë në pothuajse çdo pistë të botës. Për më tepër një profesor i kompanisë do të të trajnojë si të kapësh shpejtësinë më të madhe e bashkë me të edhe kënaqësinë.

lamborghini-essenza-scv12.jpg

Dhe kur themi shpejtë flasim për shumë shpejtësi, motorri V12 natyral nuk ka as turbo as supercharger, asnjë masë ajri e presionuar nuk shtyhet në të, përkundrazi në shpejtësi të lartë disa të çara të veçanta të mjetit funksionojnë si supercharger duke presionuar ajër. Sa më shpejt makina aq më shumë ajër trysnohet brenda pistonave, aq më shumë shpërthim. Zgjedhje kjo për të ruajtur zhurmën autentike të një Lambo.
Kompromis? Aspak, 818 kuaj fuqi në një shasi pendë të lehtë duhet të mjaftojnë për të ngjitur fytyrën pas skalpit kujtdo.

200728103956-02-lamborghini-scv12-exlarge-169_copy.jpg

Vetëm 40 copë do të prodhohen, me pjesën më të madhe të tyren të shitura që tani. Sa për çmimin asgjë nuk bëhet e ditur, por kompania thotë se do të kushtojnë përafërsisht njësoj sa modelet e tjera të limituara si Lamborghini Centenario dhe Sian të cilat kushtojnë $1.9 milion dhe $2 milion respektivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *