Kumbulla hero te Roma, shënon gol në debutim dhe vulos fitoren në Europë

Shpërndaje

Roma i falet sot Marash Kumbullës. Futbollisti i Shqipërisë siguroi fitoren e parë të verdhekuqve në Europë duke shënuar me golin e dytë dhe vendimtar ndaj Jang Boisit në Zvicër. Ekipi i Paulo Fonsekas arriti ta fitonte me përmbysje takimin 1-2, por duhet Kumbulla në vendin dhe kohën e duhur për të hipotekuar 3 pikët e para të kryeqytetasve në Ligën e Europës.

Në aspektin personal, ky gol peshon akoma më shumë për futbollistin e Shqipërisë, teksa shënon golin e parë si verdhekuq, por në një kompeticion europian.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *