Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s votoi në favor të zhvillimit të Champions League

Me formatin “Final-eight” në Lisbonë, që do të thotë se duke filluar nga 12 gushti, 8 skuadrat më të mira të Evropës, do të ndeshen me njëra tjetrën në duele teke.

Më 10 korrik do të hidhet edhe shorti për të caktuar ciftet cerekfinale, që do të luhen në datat 12, 13, 14 e 15 gusht. Më tej do të jetë i përcaktuar rrugëtimi edhe për gjysmëfinalet, të programuara për t’u zhvilluar në datat 18 dhe 19.

Ndërsa gjithcka do të mbyllet me finalen, që do të jetë të dielën e 23 gushtit.
Sa i takon të tetave të finaleve që janë për t’u luajtur, mbetet të vendoset nëse do të luhen në qytetet e skuadrave pritëse, apo në Oporto dhe Guimaraes, në varësi të vendimeve të autoriteteve të Anglisë, Italisë, Spanjës dhe Gjermanisë.

Presidenti i UEFA-s, Ceferin la të hapur mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve me tifozë. Megjithëse të paktën, për këtë moment, e përjashtoi si opsion. Ai pranoi se zgjedhja e finales ra mbi Portugalinë

*Nga Molgen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *